Politika e privatësisë

Kjo Politikë e Privatësisë përcakton rregullat për mbledhjen, përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave të siguara nga Përdoruesit në lidhje me përdorimin e Faqes së Internetit, i cili konsiston në përdorimin e cookies në kompjuterin e Përdoruesit dhe mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave në lidhje me Përdoruesit për qëllime statistikore, si dhe metodat e tjera të përpunimit të të dhënave, në veçanti mbledhjen, regjistrimin, ruajtjen, përpunimin, ndryshimin, shpërndarjen dhe përdorimin tjetër të të dhënave. Të gjitha shprehjet e përdorura në këtë dokument kanë kuptimin që u është dhënë atyre në Rregulloren e Faqes Cryptoeddu.com të postuar në Faqen e Internetit.

§1
Administratori i të dhënave personale

  1. Administratori – shoqëria Crypto Education, Reg. No. 165054, New Horizon Buiding, Ground Floor, 3 1/2 Miles Philip S.W. Goldson Higway, Belize City, mbledh të dhëna personale në mënyrë që të mundësojë Përdoruesit të përdorin Faqen e Internetit.
  2. Të dhënat personale të Përdoruesve i nënshtrohen një mbrojtjeje të veçantë dhe përdoren vetëm në masën për të cilën është rënë dakord. Baza e të dhënave personale mbahet nga Administratori në përputhje me dispozitat e ligjit të zbatueshëm në vendin e Administratorit dhe në përputhje me parimet e bashkëjetesës shoqërore.
  3. Detyrat e Administratorit:
    • mbikëqyrja e sigurisë së të dhënave personale të përcjella Administratorit nga Përdoruesit, veçanërisht kundër aksesit nga personat e paautorizuar;
    • garantimi për Përdoruesit e regjistruar i ushtrimit të të drejtave të tyre, veçanërisht e drejta për të hyrë në të dhënat e tyre personale, e drejta për të kërkuar përditësimin dhe fshirjen e të dhënave personale.

§2
Të dhënat personale dhe informacionet e tjera të dhëna nga Përdoruesit

  1. Përdoruesit japin të dhënat e tyre personale në mënyrë vullnetare, megjithatë, janë të domosdoshme për të përdorur Faqen e Internetit, mosdhënia e tyre e bën të pamundur përdorimin e Faqes së Internetit.
  2. Të gjitha të dhënat personale të mbledhura janë të caktuara për përdorimin e Administratorit.
  3. Gjatë përdorimit të Faqes së Internetit, serverat mbledhin automatikisht informacionin e dërguar nga shfletuesi dhe të mbajtur në regjistrat e sistemit. Ky informacion mund të përmbajë të dhëna të ndryshme, p.sh. adresa e-mail, adresa IP, lloji i motorit të kërkimit, faqja e internetit e vizituar drejtpërdrejtë përpara përdorimit të Faqes së Internetit, kohën e hyrjes në Faqen e Internetit dhe të dhëna të tjera statistikore. Administratori i përdor ato për të siguruar cilësinë më të lartë të shërbimeve të ofruara, si dhe për qëllime teknike dhe statistikore.
  4. Të dhënat e mbledhura përdoren për të identifikuar Përdoruesit me qëllim realizimin e Porosive, përfshirë shpërndarjen e Paketave Edukuese dhe Dhuratave për Paketat Edukuese, për procesimin e pagesave online ose offline, në veçanti detajet e kartës së kreditit ose debitit; ose të dhëna të tjera financiare të nevojshme për përpunimin e pagesës së bërë nga Përdoruesi (përpunimi i pagesave dhe realizimi i Porosive) dhe kontakti pasues me Përdoruesit, si dhe me qëllim zhvillimin e Faqes së Internetit dhe aktivitetit pas shitjes. Këto të dhëna përfshijnë, ndër të tjera informacione si: emri, mbiemri, adresa, numri i telefonit, adresa e-mail, emri i përdoruesit (login), fjalëkalimi individual i aksesit, historia e transaksioneve dhe të gjitha të dhënat personale të siguruara nga vetë Përdoruesit.
  5. Administratori mund të mbledhë informacione në lidhje me të dhënat teknike, veçanërisht adresën URL, llojin e pajisjeve të shfrytëzuara për të përdorur Faqen e Internetit nga Përdoruesit, ID e pajisjes, llojin e lidhjes së rrjetit dhe emrin e ofruesit të shërbimit.
  6. Për shkak të karakterit të Produkteve individuale dhe Dhuratave, Përdoruesit mund t'i kërkohet të japë të dhëna personale shtesë. Fushëveprimi i të dhënave shtesë do të tregohet përkatësisht në Rregulloren e Faqes Cryptoeddu.com.

§3
Përpunimi i të dhënave personale

  1. Administratori mbledh, përdor, shpërndan dhe përpunon të dhënat personale të Përdoruesve me qëllim realizimin e Porosive, përfshirë shpërndarjen e Paketave Edukuese dhe Dhuratave, marketingut të shërbimeve të tij, si dhe shërbimeve të palëve të treta, si dhe me qëllim dërgimin Përdoruesve të newsletters dhe materialve të tjera promovuese dhe reklamuese. Përdoruesi në çdo kohë mund të rezervojë që ai nuk pajtohet të marrë informacion tregtar - duke klikuar në linkun në fund të mesazheve.
  2. Çdo Përdorues ka të drejta që rrjedhin prej ligjit përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale. Për të parë, përditësuar ose fshirë të dhënat e tij personale, Përdoruesi duhet të kontaktojë departamentin e shërbimit të klientit përmes adresës e-mail: contact@cryptoeddu.com
  3. Faqja e Internetit mund të përdorë, ndër të tjera, sistemin Google Analytics (dhe sisteme të ngjashme), d.m.th. shërbimet e analizës së shikueshmërisë së faqeve të internetit dhe aplikacionit të ofruar nga Google, Inc. ("Google") ose subjekte të tjera. Google Analytics përdor "cookies". Google mund të transferojë informacionin e identifikuar tek palët e treta vetëm nëse detyrohet ta bëjë këtë me bazë ligjore.
  4. Administratori përdor "cookies" për të ruajtur informacionin mbi preferencat e Përdoruesve. Këto janë skedarë teksti të ruajtur në pajisjet e Përdoruesve, që i identifikojnë ata në mënyrën e nevojshme për të mundësuar operacione të caktuara. Këto skedarë ruajnë: Cilësimet personale të Përdoruesit dhe propozimet për të plotësuar automatikisht fushat e formularit; ato përdoren, ndër të tjera, për të kujtuar të dhënat e nevojshme për t'u loguar nga Përdoruesi. Në mënyrë të veçantë përdoren dy kategori cookies:
    • Action Cookies – skedarët e ruajtur në mënyrë që të regjistrojnë aktivitetin e Përdoruesve gjatë përdorimit të Faqes së Internetit. Këto skedarë ofrojnë të dhëna statistikore mbi bazën e të cilave mund të optimizohet funksionaliteti i Faqes së Internetit. Kushti për funksionimin e cookies është pranimi i tyre nga Përdoruesi përmes cilësimeve të përshtatshme në shfletuesin e internetit.
    • Session Cookies – të përdorura në faqet me opsionin e logimit - skedarët e ruajtur për të përcaktuar statusin e logimit të Përdoruesit. Ato përdoren për të siguruar që Përdoruesit të kenë akses në faqe të dukshme vetëm për Përdoruesit që përdorin Faqen e Internetit. Cookies e sesionit caktohen gjatë procesit të logimit të Përdoruesit dhe fshihen kur ai të dalë, d.m.th. kur klikon në butonin "Log out".
  5. Çdo Përdorues mund të tërheqë në çdo kohë pëlqimin për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave të tija duke kontaktuar zyrën e shërbimit të klientit nëpërmjet adresës e-mail: contact@cryptoeddu.com.
  6. Parandalimi i të gjitha formave të vjedhjes së identitetit, mashtrimeve dhe praktikave të paligjshme të njohura si "phishing" është një nga prioritetet më të larta të Administratorit. Për këtë qëllim, të gjitha të dhënat e siguruara nga Përdoruesit, në veçanti të dhënat si numri i kartës së kreditit ose të dhënat e dhëna në Faqen e Internetit që ofrojnë mundësinë e logimit, të tilla si login dhe fjalëkalimi për të hyrë në llogarinë e Përdoruesit, janë të mbledhura në përputhje me rregullat e sigurisë së të dhënave.

§4
Përmbajtja dhe mesazhet e Përdoruesve

  1. Administratori ruan në serverat e tij duke garantuar sigurinë e tyre të plotë: të dhëna të dërguara nga Përdoruesit, në veçanti mesazhe të dërguara nga Përdoruesi në të gjitha seksionet e Faqes së Internetit dhe informacion mbi transaksionet financiare për Blerjen e Paketave Edukuese.

§5
Besimi ose ndarja e të dhënave personale të Përdoruesve me subjektet e tjera

  1. Përdoruesi pajtohet me transferimin e të dhënave të tij personale nga Administratori për qëllimet e treguara në § 3 pika 1 më lart, subjekteve të lidhur dhe të varur nga Administratori, si dhe partnerët e biznesit dhe Ofruesit e shërbimeve të Administratorit.
  2. Të dhënat personale të Përdoruesve do të transferohen tek subjektet e tjera për centralizimin e të dhënave ose qëllimet logjistike, si dhe në situata kur kërkohet nga ligji në fuqi ose blerjet ose bashkimet në lidhje me Administratorin.

§6
Dispozitat përfundimtare

  1. Administratori rezervon të drejtën t’u dërgojë Përdoruesve mesazhe të paporositura. Këto përfshijnë informacione që lidhen drejtpërdrejt me funksionimin e Faqes së Internetit (p.sh. ndryshimet në funksionim) ose letrat jo-tregtare (p.sh. urimet, mesazhet e sistemit). Ҫdo Përdorues ka të drejtë të rezervojë që nuk bie dakord të marrë këtë lloj informacioni duke klikuar në linkun e dhënë nën mesazh.
  2. Faqja e Internetit mund të përmbajë linke (p.sh. në formën e logove të palëve të treta) të cilat, nëse klikohen, ridrejtojnë personin që shikon Faqen e Internetit në një faqe internet të jashtme. Fakti i përdorimit të ridrejtimeve të këtij lloji nuk mund të barazohet me asnjë lloj lidhjeje midis Administratorit dhe subjektit të cilit i përket faqja e jashtme. Administratori nuk është në asnjë mënyrë përgjegjës për pasojat e ridrejtimeve të tilla dhe nuk ka asnjë ndikim në përmbajtjen e faqeve të jashtme të internetit. Administratori nuk është përgjegjës për përmbajtjen e politikave të privatësisë dhe të sigurisë në fuqi në këto faqe interneti, ose për cookies të përdorura gjatë shfletimit të tyre. Inkurajojmë personat që përdorin këtë lloj lidhjeje për të lexuar përmbajtjen e dokumenteve përkatëse në fuqi në këto faqe interneti.
  3. Administratori rezervon të drejtën të bëjë ndryshime ose shtesa në këtë Politikë të Privatësisë. Ndryshimet bëhen duke postuar përmbajtjen e re të Politikës së Privatësisë ose Rregullores në Faqen e Internetit. Ndryshimet hyjnë në fuqi që nga momenti i prezantimit.
  4. Kushti i përdorimit të Faqes së Internetit është pranimi i kësaj Politike të Privatësisë.