Rregullore e Faqes Cryptoeddu.com

Kjo Rregullore e faqes së internetit cryptoeddu.com përcakton të drejtat dhe detyrimet e palëve që vijnë nga përdorimi i kësaj Faqe në Internet, përfshirë ato që lidhen me informacionin e postuar në këtë Faqe Interneti, në veçanti realizimin e Paketave Edukuese të blera nga Shitësi dhe Dhuratat për Paketat Edukuese. Përdoruesi duhet ta lexojë me kujdes këtë Rregullore. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë Rregullore, ju lutemi na kontaktoni.

1. Përkufizimet.

Në këtë Rregullore të Faqes së Internetit të cryptoeddu.com, ne përdorim terma të ndryshëm të përcaktuar. Ju do t'i njihni ato nga fakti se ata fillojnë me shkronjë të madhe. Shprehjet e përdorura në këtë Rregullore kanë këto kuptime:

  1. Shitësi / Administratori – Kompania Crypto Education, Reg. No. 165054, New Horizon Buiding, Ground Floor, 3 1/2 Miles Philip S.W. Goldson Higway, Belize City; pronari dhe administratori i Faqes së Internetit përgjegjës për funksionimin e duhur të saj, administrimin e të dhënave personale të Përdoruesve në përputhje me Rregulloren e Privatësisë, duke ofruar blerjen e Paketave Edukuese dhe Paketave Edukuese me Dhurata direkt ose përmes partnerëve të biznesit,
  2. Faqe Interneti / Shërbim – kjo faqe interneti www.crytopeddu.com, ofron realizimin e Paketave Edukuese të blera në Faqen e internetit të Shitësit ose përmes partnerëve të biznesit të Shitësit dhe realizimin e Dhuratave të marra për Paketat Edukuese
  3. Përmbajtja – informacione dhe materiale që Administratori dhe / ose Përdoruesi mund t'i publikojë përmes Faqes së Internetit dhe / ose të shkarkohet nga Faqja e Internetit;
  4. Mikrofaqe – një faqe ndihmëse shtesë për Faqen e Internetit, duke përfshirë aplikacionet për celular, shërbime të komunikimit elektronik, faqe të rrjeteve sociale, si dhe çdo faqe individuale, faqe interneti të partnerëve të biznesit ose shitësit ose faqe të tjera specifike për një fushë të caktuar, të cilat përmbajnë linke ose referenca për këtë Rregullore ose Faqen e Internetit;
  5. Porosi – një ofertë për blerjen e një Pakete Edukuese e hartuar nga Shitësi për Përdoruesin, përfshirë këtu me anën e Partnerit të Biznesit të Shitësit;
  6. Operatori i pagesave – Pagesat për Produkte mund të përpunohen nga palë të treta që ofrojnë shërbime të përpunimit të të dhënave dhe pagesës, faturimit, balancimit dhe raportimit.
  7. Platforma – Platforma e Shitësit e vendosur në thebestvouchers.com, përmes së cilës Blerësi mund të blejë produktet e Shitësit. Platforma përdoret gjithashtu për të menaxhuar Llogarinë e Përdoruesit dhe për të gjeneruar dhe menaxhuar Kodet e Aksesit në Paketat Edukuese dhe Dhuratat. Pas regjistrimit në Platformë duke përdorur Kodin e Aksesit, Përdoruesi merr një lidhje interaktive që e çon atë në Faqen e Internetit të cryptoeddu.com, ku ai mund të realizojë Paketën Edukuese, dhe në rastin e Paketave Edukuese me Dhurata, gjithashtu Dhuratën;
  8. Llogaria – regjistrime virtuale të Platformës që mundësojnë identifikimin, ndjekjen dhe menaxhimin e bilancit të përdoruesit (shuma e Produkteve të blera nga Përdoruesi).
  9. Politika e privatësisë – një sërë rregullash në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe mbrojtjen e privatësisë të aplikueshëm për Përdoruesit e Faqes së Internetit, të paraqitura në detaje në Faqen e Internetit në butonin "Politika e privatësisë";
  10. Blerje – blerja e Paketës Edukuese bëhet pasi Përdoruesi kryen Porosinë në Faqen e internetit të Shitësit ose në faqen e internetit të Partnerit të Biznesit të Shitësit. Kryerja e një porosie është e barabartë me pranimin e Rregullores dhe Politikës së Privatësisë së Shitësit. Blerja bëhet kur shitësi konfirmon pranimin e Porosisë. Konfirmimi i pranimit të Porosisë i dërgohet klientit çdo herë me postë elektronike në adresën e-mail të dhënë gjatë Porosinë. Faqja e Internetit nuk mund të përdoret për të blerë ndonjë mall fizik dhe / ose shërbime dhe asgjë në Faqen e Internetit nuk duhet të konsiderohet ofertë për një shitje të tillë;
  11. Rregullorja e faqes cryptoeddu.com – kjo Rregullore në tërësi;
  12. Përdoruesi/Blerësi – çdo person fizik që është mbi 18 vjeç dhe ka aftësi të plotë juridike, që ka akses ose përdor Faqen, përfshirë çdo person që ka bërë një Blerje;
  13. Kodi i Aksesit – një varg unik i karaktereve alfanumerike, i cili i ofrohet Blerësit nga Shitësi dhe i cili, në kushtet e përcaktuara në Rregullore dhe rregulloren e Platformës, i lejon Blerësit të hyjë dhe të përdorë Paketën Edukuese të blerë nga Shitësi dhe në rastin e Paketave Edukuese me Dhuratë, gjithashtu ka të drejtë të marrë dhe të përdorë Dhuratën. Kodi i hyrjes vlen për 6 muaj nga data e marrjes së tij. Data e skadimit të Kodit të Aksesit nënkupton kohën gjatë së cilës një kod i tillë duhet të aktivizohet dhe Paketa Edukuese të merret dhe përdoret. Dispozitat e mësipërme vlejnë edhe për Dhuratën. Pas kësaj periudhe, reazlizimi i Kodit të Aksesit si dhe marrja e përdorimi i Paketës Edukuese nuk është e mundur. Dispozitat e mësipërme vlejnë edhe për Dhuratën e Paketës Edukuese. Zgjatja e vlefshmërisë së Kodit të Aksesit pas 6 muajve të lartpërmendur është e mundur vetëm si pjesë e fushatave promovuese të kryera nga Shitësi dhe mund të ndodhë vetëm në bazë të vendimit të Shitësit. Një fushatë e tillë promovuese mund të adresohet vetëm për klientët e zgjedhur dhe mund të varet nga lloji i Paketës Edukuese të blerë. Mbi kushtet e përdorimit të një fushate të tillë promovuese Shitësi informon klientin çdo herë.
  14. Dhurata – një produkt ose shërbim shtesë, i specifikuar në kohën e blerjes së Paketës Edukuese, që Blerësi i Paketës Edukuese merr si dhuratë falas. Artikujt ose shërbimi i treguar i shtohet falas Paketës Edukuese të blerë, pavarësisht nga vlera e Paketës Edukuese dhe aksesin e përdorimin e saj ia mundëson Blerësit Kodi i Aksesit i marrë nga Shitësi. Dhurata për Paketën Edukuese nuk ka asnjë vlerë tregtare ose ka vlerë të vogël tregtare dhe nuk mund të blihet veçmas. Lloji i Dhuratës falas, i dhënë një blerësi të caktuar varet nga oferta aktuale promocionale e Shitësit dhe është vendimi vetëm i Shitësit. Shitësi mund të ndërpresë në çdo kohë dhënien e Dhuratave për Paketat Edukuese ose të ndryshojë llojin e Dhuratave të dhëna aktualisht. Asnjë informacion i paraqitur në Faqe në asnjë rrethanë nuk mund të trajtohet si ofertë për të blerë një Dhuratë për Paketën Edukuese. Sa herë që Blerësi paguan për blerjen e një Pakete Edukuese dhe merr një artikull ose shërbim specifik në formën e një Dhurate, shuma e paguar është gjithmonë tarifa për Paketën Edukuese dhe Dhurata merret si një dhuratë falas.
  15. Partneri i Biznesit – një subjekt që merr pjesë në programin e partnerit të Shitësit, të cilit Shitësi i porositi aktivitete operative të marketingut dhe / ose ndërmjetës në Shitjen e produkteve të ofruara nga Shitësi.
  16. Produkt/Paketa edukuese – trajnim online (Webinar) dhe materiale të tjera edukative, për temën dhe vëllimin / në numrin e kopjeve, në varësi të llojit të paketës së zgjedhur. Një webinar është një lloj seminari në Internet i realizuar dhe i zhvilluar me përdorimin e teknologjisë webcast, e cila mundëson komunikim të dyanshëm midis drejtuesit të takimit dhe pjesëmarrësve duke përdorur mjete virtuale. Aksesi dhe përdorimi i Produktit mundësohen nga Kodi i Aksesit i marrë nga Blerësi prej Shitësit.
  17. Vlera e Produktit – çmimi i paguar nga Përdoruesi për Paketën Edukuese, çdo herë përfshin kostot e dorëzimit të Kodit të Aksesit tek Përdoruesi.
  18. Kostot e tjera – tarifa e ngarkuar Blerësit për trajtimin dhe përgatitjen e Porosisë, shtuar në çmimin e Porosisë, shuma e së cilës varet nga lloji i Porosisë dhe vlera përfundimtare e së cilës është e dukshme për Blerësin në përmbledhjen e Porosisë. Para kryerjes së Porosisë, Blerësi ka mundësinë të njihet me këto kosto.
  19. Formulari – formulari i disponueshëm në faqen https://cryptoeddu.com/form, i cili duhet plotësuar për të aktivizuar Aksesin në Paketën Edukuese dhe / ose Dhuratën dhe për të marrë / përdorur të lartpërmendurat. Në mënyrë që të plotësoni saktë formularin për marrjen / përdorimin e Dhuratës, mund të jetë e nevojshme të bashkangjitni Dokumentet përkatëse.
  20. Dokumentet – skanimet e dokumenteve ose të dhënave personale të treguara në këtë Rregullore, të cilat duhet të bashkangjiten ose të sigurohen në formular, dhënia e të cilave është e nevojshme për të marrë Dhuratën. Sigurimi i të dhënave personale të lartpërmendura dhe / ose sigurimi i skanimit të dokumenteve shoqërohet çdo herë me nevojën për të zbatuar procedurat themelore ndërkombëtare të sigurisë – në veçanti KYC (know your customer) dhe AML (anti-money laundering).
  21. Portofoli elektronik – është një vend për të ruajtur kriptovalutat (çelësat privatë). Me anë të tij, ju mund të kryeni transaksione të dërgimit dhe marrjes së kriptovalutave. Është një varg numrash dhe shkronjash, nën të cilat është e koduar kriptovaluta. Portofoli mund të krijohet në çdo bursë të kriptovalutave.

2. Kushtet e përgjithshme të përdorimit të Faqes së internetit.

  1. Faqja mundëson akses në Paketat Edukuese të blera dhe / ose marrjen e Dhuratave. Aksesi në Paketat Edukuese të lartpërmendura dhe / ose marrja e Dhuratave është e mundur vetëm me Kodin e Aksesit të marrë nga çdo Blerës që bën Blerjen.
  2. Për të aktivizuar aksesin në Paketën Edukuese dhe / ose për ta marrë Dhuratën, duhet të logoheni në Platformë duke përdorur të dhënat e specifikuara në kartën e marrë me Kodin e Aksesit ose të logoheni direkt në Faqen e internetit cryptoeddu.com duke përdorur adresën e-mail të dhënë gjatë kryerjes së Porosisë (login) dhe Kodi i Aksesit (fjalëkalimi), dhe më pas plotësoni formularin në Faqe (https://cryptoeddu.com/form). Marrja e aksesit në Paketën Edukuese dhe / ose marrja e Dhuratës është e mundur vetëm brenda periudhës së vlefshmërisë së Kodit të marrë të Aksesit.
  3. Nëse dëshironi të aktivizoni aksesin në Paketën Edukuese, duhet të plotësohen në Formularin e disponueshëm në Faqe, të dedikuar për marrjen e aksesit në Paketën Edukuese, emri dhe mbiemri i Blerësit dhe adresa e-mail e Blerësit . Nëse dëshironi të merrni Dhuratën (njësi Kriptovalute), është e nevojshme të plotësoni të gjithë Formularin e dedikuar marrjes së Dhuratës, duke përfshirë adresën e portofolit elektronik, në të cilin do të transferohen njësitë e kriptovalutës, së bashku me skanimet e Dokumenteve të treguara dhe shënimin e kutisë përkatëse përgjegjëse për miratimin e dërgimin e Formularit për të marrë Kriptovalutën.
  4. Kriptovaluta referuar në pikën 3 më lart, është numri i njësive të një kriptovalute të caktuar që Blerësi merr si dhuratë, e specifikuar në kohën e blerjes së Paketës Edukuese (specifikuar në konfirmimin e porosisë të marrë nga Blerësi prej Shitësit). Numri i njësive të një kriptovalute të caktuar, i treguar gjatë kryerjes së Porosisë, i shtohet falas secilës Paketë Edukuese të blerë, pavarësisht nga vlera e Paketës Edukuese. Njësitë e Kriptovalutës janë gjithmonë Dhurata për Paketën dhe nuk mund të blihen veçmas.
  5. Pas marrjes së Formularit të plotësuar nga Blerësi në Faqe dhe dorëzimit të tij tek Shitësi përmes Faqes, Shitësi është i detyruar t'i dërgojë Blerësit një konfirmim përmes postës elektronike brenda 48 orëve nga marrja e një Formulari të tillë. Konfirmimi dërgohet çdo herë në adresën e-mail të dhënë nga Blerësi kur bën porosinë.
  6. Konfirmimi i përmendur në pikën 7 më lart përmban:
    • në rastin e Paketës Edukuese - një link për faqen e internetit ku do të zhvillohet trajnimi online (Webinar), së bashku me datat më të afërta kur do të zhvillohet një trajnim i tillë. Trajnimi zhvillohet vetëm në datat e përcaktuara nga Shitësi. Numri i vendeve në një trajnim të caktuar mund të jetë i kufizuar.
    • në rastin e Kriptovalutës - informacion në lidhje me transfermin e njësive të kriptovalutës në adresën e dhënë të portofolit elektronik.
  7. Nëse Formulari nuk është plotësuar si duhet (për shembull, ai përmban një shtojcë në formën e një skanimi të palexueshëm të Dokumentit), Blerësi do të marrë një mesazh kthimi nga Shitësi brenda 48 orëve nga marrja e një Formulari të tillë nga Shitësi, që informon në lidhje me mungesat ose gabimet në Formular.
  8. Nëse Blerësi ka plotësuar Formularin pasi të ketë skaduar Kodi i Aksesit, Blerësi do të marrë një mesazh kthimi nga Shitësi brenda 48 orësh nga marrja një Formulari të tillë nga Shitësi, me informacionin se ai ka refuzuar të pranojë një Formular të tillë për shkak të skadimit të Kodit të Aksesit, dhe kështu për shkak të pamundësisë për të marrë dhe përdorur Paketën Edukuese dhe / ose Dhuratën.
  9. Mesazhi i referuar në pikën 1 dhe 8 më lart, dërgohet çdo herë në adresën e-mail të dhënë nga Blerësi kur bën porosinë.
  10. Transferimi i Kriptovalutës në adresën e portofolit elektronik të Klientit (e-wallet) bëhet brenda 7 ditëve nga data e konfirmimit të marrjes së Formularit të kompletuar saktë nga Shitësi.
  11. Portofoli elektronik (e-wallet):
    • Me qëllim për të marrë Kriptovalutën, Blerësi është i detyruar të japë adresën e portofolit të tij elektronik në të cilin do të transferohet Kriptovaluta,
    • Blerësi çdo herë që plotëson Formularin për të marrë Kriptovalutën dhe duke dhënë adresën e portofolit të tij elektronik deklaron se ai është pronari i portofolit, e zotëron atë legalisht, si dhe vetë portofoli nuk është përdorur kurrë për të kryer transaksione të paautorizuara,

3. Dokumentet.

  1. Me qëllim për të marrë Kriptovalutën, Blerësi është i detyruar t'i sigurojë Shitësit dokumentet e nevojshme duke i bashkangjitur ato në Formular. Mbi autorizimin e Shitësit për të kërkuar nga Blerësi Dokumente shtesë, në rastin e marrjes së Dhuratës, Blerësi do të informohet çdo herë nga Shitësi ose Partneri i Biznesit i Shitësit gjatë kryerjes së Porosisë, para marrjes dhe pagesës së saj nga Blerësi.
  2. Dokumenti që konfirmon identitetin:
    • skanim i kartës së identitetit të Blerësit ose
    • Leja e drejtimit e Blerësit ose
    • pasaporta e Blerësit
  3. Blerësi është i detyruar t'i sigurojë Shitësit një skanim të një dokumenti të vlefshëm identiteti me një foto dhe katër qoshe të dukshme të dokumentit. Skanimi i dokumentit nuk duhet të ketë ndonjë dëmtim të dukshëm ose papastërti. Skanimi i dokumentit duhet të përfshijë të dyja anët e dokumentit.
  4. Dokumenti që vërteton adresën e vendbanimit:
    • Një faturë TVSH lëshuar blerësit (mes të tjerash, por jo vetëm, mund të jetë një faturë TVSH për ujë, gaz, energji elektrike, TV, Internet, telefon) ose
    • Pasqyra bankare e blerësit.
  5. Blerësi është i detyruar t'i sigurojë Shitësit një dokument që konfirmon adresën e vendbanimit:
    • në rastin e një fature TVSH - me katër qoshe të dukshme të një dokumenti të tillë, lëshuar blerësit jo më vonë se 3 muaj para dorëzimit të tij tek Shitësi,
    • në rastin e një pasqyre të llogarisë bankare - një deklaratë me min. 3 transaksione, adresë dhe të dhëna personale në pjesën e sipërme të deklaratës, si dhe logon e bankës, gjeneruar jo më vonë se 3 muaj para dorëzimit të saj tek Shitësi.

4. Përgjegjësia.

  1. Administratori i Faqes / Shitësi nuk është përgjegjës për ndonjë dëmtim të veçantë, indirekt ose pasoja që mund të vijnë gjatë përdorimit të shërbimeve të blera duke përdorur Kodet e Aksesit, si dhe Dhuratat.
  2. Shitësi nuk është përgjegjës për shkeljen e Rregullores, nëse përmbushja e një detyrimi specifik është bërë e pamundur për arsye të pavarura nga ai.
  3. Shitësi nuk garanton që Paketat Edukuese të marra duke përdorur Kodet e Aksesit do të plotësojnë kërkesat e Blerësve, nëse Blerësi nuk i ka specifikuar këto kërkesa në një mënyrë mjaft të saktë para se ta bënte Porosinë. Shitësi përcakton përmbajtjen e Paketave Edukuese individuale përpara se të konfirmojë pranimin e Porosisë, por nuk garanton që përfitimet që mund të merren në lidhje me përdorimin e paketave individuale do të jenë çdo herë efektive, të besueshme, të sakta dhe përmbushin pritjet e Blerësve individualë.
  4. Shitësi nuk jep asnjë garanci tjetër në lidhje me mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë sesa ato të përcaktuara shprehimisht në Politikën e Privatësisë.
  5. Shitësi nuk garanton që Blerësi do të ketë mundësi të përdorë Faqen në çfarëdo kohë dhe vendndodhje të zgjedhur.
  6. Asnjë informacion apo këshillë me gojë ose me shkrim e dhënë nga përfaqësuesi i tij nuk do të përbëjë garanci.
  7. Blerësi mund të ketë të drejta shtesë të konsumatorit sipas ligjeve lokale të vendbanimit të Blerësit që kjo Rregullore nuk mund t’i ndryshojë.

5. Kompensimi

  1. Me pranimin e kësaj Rregulloreje, Blerësi pajtohet, në masën e lejuar me ligjin vendor, të sigurojë dhe të mbrojë Shitësin / Administratorin, drejtorët e tij, punonjësit dhe agjentët nga përgjegjësia për të gjitha ankesat, dëmet, detyrimet, humbjet, arkëtimet, kostot ose borxhet dhe shpenzimet (përfshirë, pa kufizim, për çdo tarifë të arsyeshme që lind në lidhje me ndonjë pretendim ose procedurë gjyqësore të ngritur ose kërcënuar nga Shitësi / Administratori kundër ndonjë personi) që vijnë prej përdorimit nga Blerësi i Aksesit në Faqe; nga shkelja e ndonjë dispozite të kësaj Rregulloreje; nga shkelja e të drejtave të palëve të treta, duke përfshirë pa kufizime të drejtat e autorit, të drejtat e pronësisë ose të drejtat e privatësisë; dhe nga çdo pretendim që të dhënat e siguruara nga Blerësi i shkaktojnë dëme ndonjë pale të tretë.
  2. Detyrimi i blerësit i treguar më lart do të mbetet në fuqi pasi Blerësi pushon së përdoruri Faqen.

6. Mbrojtja e të dhënave personale

  1. Administratori i bazave të të dhënave personale të dhëna nga përdoruesit e Faqes (Blerësit) është Shitësi.
  2. Administratori i bazave të të dhënave personale merr përsipër të mbrojë të dhënat personale në përputhje me ligjin e zbatueshëm në vendin e Shitësit. Blerësi, duke siguruar të dhënat e tij personale tek Administratori i bazave të të dhënave personale kur bën një porosi, miraton përpunimin e tyre nga Administratori i bazave të të dhënave personale me qëllim të kryerjes të Porosisë, në veçanti për të marrë Paketën Edukuese dhe / ose Dhuratën. Blerësi mund të shohë, korrigjojë, përditësojë dhe fshijë të dhënat e tij personale në çdo kohë.

7. Ndryshimet e ofertës dhe promocionet

  1. Shitësi rezervon të drejtën të ndryshojë çmimet e Produkteve individuale, të tërheqë disa produkte nga oferta dhe të prezantojë produkte të reja, të zbatojë dhe të ndryshojë rregullat e fushatave promovuese, duke përfshirë dhënien e Dhuratave.
  2. E drejta e përmendur në pikën 1 më lart nuk ndikon në Porositë e bëra përpara datës së hyrjes në fuqi të ndryshimit të çmimit ose kushteve të fushatave promovuese, që do të thotë se ato do të zbatohen në bazë të rregullave ekzistuese.

8. Ankesat

  1. Nëse, sipas mendimit të Blerësit, shërbimet e ofruara në bazë të Rregullores nuk janë realizuar ose janë realizuar në kundërshtim me dispozitat e Rregullores, ai mund të paraqesë një ankesë me postë elektronike në adresën e mëposhtme: contact@cryptoeddu.com.
  2. Ankesat e marra nga Shitësi do të shqyrtohen brenda 14 ditëve nga data e marrjes në adresën e-mail të dhënë në pikën. 1. më lart. Në rast se Ankesa nuk përmban informacionin e nevojshëm për ta shqyrtuar atë, Shitësi do t'i kërkojë personit që paraqet ankesën ta plotësojë atë në masën e nevojshme dhe periudha 14-ditore shkon pastaj nga data e dorëzimit të Ankesës së plotësuar.
  3. Ankesa duhet të përmbajë të paktën emrin dhe mbiemrin e Blerësit, adresën e-mail të Blerësit, një përshkrim të kundërshtimeve të ngritura dhe një metodë të propozuar për zgjidhjen e Ankesës.
  4. Përgjigja ndaj Ankesës dërgohet në adresën e postës elektronike të dhënë nga Blerësi në Porosi. Në raste të justifikuara veçanërisht, Shitësi mund të dërgojë një përgjigje në një adresë tjetër të postës elektronike të treguar nga personi që paraqet ankesën, e cila nuk i korespondon Porosisë, nëse kjo adresë është aprovuar nga Blerësi përmes një prej kanaleve të komunikimit të dhëna fillimisht - d.m.th. adresës së postës elektronike ose numrit të telefonit të dhënë gjatë Porosisë.
  5. Nëse Përdoruesi nuk mund të identifikohet, ankesa nuk do të merret në konsideratë.
  6. Shitësi nuk është përgjegjës për dëmet që nuk janë shkaktuar për faj të tij.
  7. Administratori / Shitësi mund të refuzojë të lëshojë Dhuratën në formën e Kriptovalutës në çdo kohë për shkak të konstatimit se Blerësi ka plotësuar Formularin në kundërshtim me ligjin, veçanërisht nëse Blerësi përdor në mënyrë të paligjshme të dhënat personale të një pale të tretë, adresa e portofolit elektronik të siguruar nga Blerësi nuk i përket atij ose në rast dyshimi portofoli i lartpërmendur u përdor për të kryer transaksione të paautorizuara.
  8. Blerësi mund të paraqesë një ankesë tek Administratori / Shitësi në lidhje me funksionimin e Faqes, realizimin e gabuar të shërbimit të aksesit në Paketat Edukuese dhe / ose Dhuratat.
  9. Shitësi nuk është përgjegjës për cilësinë e Dhuratave të dhëna, për përputhjen e Dhuratave me nevojat e Blerësve, ose për përdorimin e papërshtatshëm ose jo sipas qëllimit të Dhuratave nga Blerësit. Nëse Blerësi nuk dëshiron të marrë Dhuratë, ai mund ta informojë Shitësin ose Partnerin e Biznesit të Shitësit për këtë përpara konfirmimit të pranimit të Porosisë.

9. Tërheqja nga kontrata

  1. Blerësi mund të tërhiqet nga Kontrata e Blerjes së Paketës Edukuese brenda 14 ditëve nga lidhja e saj, duke marrë një rimbursim kostosh 100%.
  2. Blerësi mund të tërhiqet nga Kontrata duke dërguar një e-mail me informacion në lidhje me vullnetin për t'u tërhequr nga Kontrata në adresën e Partnerit të Biznesit ose në contact@cryptoeddu.com.
  3. Në rast të tërheqjes nga kontrata, Blerësi është i detyruar ta kthejë Kodin e Paketës Edukuese, si dhe Dhuratën e marrë.

10. Dispozitat përfundimtare

  1. Administratori i Faqes bën çdo përpjekje për të siguruar funksionimin e duhur të Faqes.
  2. Administratori i Faqes rezervon të drejtën të çaktivizojë plotësisht ose pjesërisht Faqen për një periudhë të pacaktuar në mënyrë që të modernizohet ose riparohet.
  3. Administratori i Faqes nuk është përgjegjës për ndonjë vështirësi në marrjen e Paketave Edukuese dhe / ose Dhuratave të shkaktuara nga faktorë të rastit të pavarur nga ai (përfshirë faktorët që varen nga Blerësi, palët e treta ose forcat madhore).
  4. Shitësi rezervon të drejtën të bëjë ndryshime në Rregullore pa dhënë ndonjë arsye.
  5. Ndryshimet në Rregullore dhe fushëveprimi i tyre do t'u njoftohen Blerësve të regjistruar në Faqe me e-mail (në adresën e postës elektronike të dhënë në Porosi) ose në formën e një dritareje pop-up kur logoheni në Faqe për herë të parë pasi të bëhen ndryshimet. Ndryshimet do të futen në mënyrë që të përshtasin Rregulloren me statusin ligjor në fuqi.
  6. Nëse ndonjë prej dispozitave të kësaj Rregulloreje mund të konsiderohet e pavlefshme ose joefektive, kjo nuk ndikon në vlefshmërinë dhe efektivitetin e dispozitave të mbetura të kësaj Rregulloreje. Një dispozitë e tillë e pavlefshme ose joefektive do të zëvendësohet nga një dispozitë e vlefshme dhe efektive që arrin më së shumti efektin ekonomik për të cilin ishte fjala në dispozitën e pavlefshme ose joefektive.
  7. Blerësi është i detyruar të lexojë ndryshimet në Rregullore nëse përdor Faqen në çfarëdo mënyre.
  8. Në çështjet që nuk përfshihen në këtë Rregullore, do të zbatohen dispozitat përkatëse të zbatueshme të ligjit në vendin e Shitësit. Mosmarrëveshjet, nëse Blerësi e dëshiron këtë, zgjidhen miqësisht. Si zgjidhje e fundit, çështja zgjidhet nga gjykata kompetente për vendin e Shitësit.
  9. Përdorimi i Faqes nga Blerësi është i barabartë me leximin dhe pranimin e kushteve të kësaj Rregulloreje.